Ajola Xoxa zbret në Rinas, agjentë të BKH-së e shoqërojnë në banesë

0

Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt është kthyer në Tiranë. Kjo për të zbatuar masën e sigurisë arrest shtëpie të caktuar ndaj saj me vendim të GJKKO.

Ajo ishte në Itali dhe pasi është njoftuar për masën e sigurisë të vendosur ndaj saj, u kthye në Tiranë me një fluturim nga Roma mbrëmjen e sotme.

Ajo u fut në makinën e Policisë së Tiranës dhe është shoqëruar nga agjentë të BKH, të cilët do të ekzekutojnë edhe masën arrest shtëpie të vendosur ndaj saj.

SPAK e akuzon Xoxën për 3 vepra penale, korrupsion, pastrim parash dhe fshehja pasurie.