Aksident! Automjeti del nga rruga dhe kthehet përmbys, policia niset drejt vendngjarjes

0

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys në kryqëzimin e Libonikut në Maliq.

Mësohet se drejtuesi i automjetit ka shpëtuar pa lëndime dhe se nga aksidenti ka pasur vetëm dëme mteriale.

Policia njofton se shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia dhe lagështia në rrugë.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur detaje të tjera.

Njoftim policie:

Mjeti del nga rruga, përfundon afër një banese. Aksidenti në kryqëzimin e fshatit Libonik. Drejtuesi ka shpëtuar pa lëndime, dëme të shumta materiale. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Shkak i aksidentit dyshohet shpejtesia e lartë dhe lageshtia në rrugë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu