Aksident i frikshëm/ Vdesin 20 persona, 7 prej tyre fëmijë

0

Njëzet persona kanë vdekur pasi një autobus u rrëzua në Ugandën Perëndimore, tha policia.

Të paktën 7 nga viktimat janë fëmijë, shtuan oficerit.

Autobusi u rrëzua në autostradë teksa udhëtonte nga qyteti i Fort Portal për në kryeqytet, Kampala.

Fotografitë e postuara në mediet sociale treguan shërbimet e urgjencës duke u përpjekur të nxjerrin të mbijetuarit nga rrënojat e shkatërruara.

Ky është një nga aksidentet më vdekjeprurëse në vendin afrikan në vitet e fundit, shkruan Sky News.

Aksidentet rrugore nuk janë të rralla në Ugandë, ku rrugët janë shpesh të ngushta dhe të mbuluara me gropa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu