Një aksident i rëndë është shënuar disa minuta më parë në autostradën Tiranë – Durrës, Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, gjë që ka shkaktuar dhe një trafik kilometrik.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, nga ku paraprakisht dyshohet se shkak për këtë aksident është bërë parakalimi i gabuar dhe lagështira në rrugë.
Ndërkohë, nga ky aksident nuk raportohet për të lënduar, vetëm për dëme materiale.