Aksident i rëndë në aksin Kavajë-Rrogozhinë,dy të plagosur

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rreth rrotullimin e Bishtit të Zhurit në aksin rrugor Kavajë- Rrogozhinë.

Në këtë aksident janë përfshirë dy makina një tip Volkwagen dhe një tip Fiat. Burime për mediat bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton lidhur me shkaqet e plotë të këtij aksidenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu