Aksident i rëndë në autostradën Elbasan-Peqin, Benzi përplaset me Fuoristradën, 3 në spital

0

Aksident i rëndë në autostradën Elbasan-Peqin, Benzi përplaset me Fuoristradën, 3 shtetas të plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mbrëmjes në hyrje të qytetit të Peqinit. Në aksident janë përfshirë një automjet i tipit ‘Mercedes-Benz’ dhe një Furistradë ‘Hyundai’.

Si pasojë e përplasjes, tre shtetas kanë marrë plagë të ndryshme në trup dhe janë transportuar për në spitalin e Elbasanit. Mes tyre është edhe një grua.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe një grup hetimor.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Po punohet për zbardhjen e rrethanave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu