GREQI-Një aksident është shënuar në Greqi pak orë më parë, ku kanë mbetur dy viktima gra, midis tyre një shqiptare. Sipas informacioneve të para raportohet se të dyja gratë kanë qenë duke pritur autobusin dhe një automjet ka kaluar me shpejtësi dhe i ka marrë përpara.
Si pasojë një 68-vjeçare greke dhe një 21-vjeçare me origjinë shqiptare kanë humbur jetën. 21-vjeçarja fillimisht u dërgua e plagosur në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.
Nuk ka ende asnjë të dhënë për shkaqet e aksidentit, përveç disa pamjeve që tregojnë se makinat e përplasuar janë bërë copash.