Aksident i rëndë në Librazhd/ Gara me makina përfundon keq, një person niset drejt Traumës

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Librazhd, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në qendër të fshatit turistik Fushë stade, ku teksa dy mjete ishin duke garuar, një prej tyre ka përplasur dhe rrëzuar një shtyllë tensioni.

Sa i përket gjendjes së të plagosurve, njëri është në gjendje të stabilizuar dhe është dërguar në spitalin e Elbasanit, ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë dhe për këtë arsye pritet të niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu