Aksident i rëndë, Toyota ‘ngec’ mbi trafikndarëse, Audi përfundon mbi trotuar

0

Një aksident automobilistik është shënuar paraditen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëri tip Audi dhe tjetri tip Toyota.

Si pasojë e përplasjes mjeti tip Toyota ka përfunduar mbi trafikndarësen e korsive, ndërsa automjeti tip Audi është përplasur me një mur rrethues në anë të rrugës.

Fatmirësisht nuk janë regjistruar persona të lënduar por vetëm dëme material.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu