Aksident/ Makina kthehet përmbys në Librazhd

0

LIBRAZHD- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Librazhd. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe është kthyer përmbys në mes të rrugës.

Ende nuk dihen shkaqet për aksidentin e makinës, ndërkohë që përmbysja e makinës ka rënduar trafikun në këtë aks.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion për të lënduar nga ky aksident, ndërsa në vendngjarje ka shkuar policia për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu