Aksident në aksin Gramsh-Cërrik. BMW-ja humbet kontrollin dhe bie në greminë, plagosen rëndë dy persona

0

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin Cërrik-Gramsh, në afërsi të digës së liqenit. Mësohet se një automjet tip “BMW” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në greminë.

Mësohet paraprakisht se shoferi dhe pasagjeri janë dërguar me urgjencë në spital ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.

Për shpëtimin e dy të lënduarave, është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu