Aksident në Librazhd/ Makina përplaset me pemën dhe përmbyset në anë të rrugës (Foto)

0

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Librazhd, ku një makinë ka përfunduar përmbys.

Bëhet me dije se një makinë tip “benz” siç shihet edhe në fotot e mëposhtme ka përfunduar përmbys.

Mësohet se gjithçka ka nisur nga parakalimi i gabuar që një makinë bëri në rrugë. Drejtuesi i mjetit tip Benz me targa AB 034 BZ, ka tentuar të devijojë për të shmangur përplasjen, kështu kjo ka bërë që ai të dalë nga rruga dhe të përplaset me një pemë dhe më pas të përmbyset në rrugë.

Fatmirësisht, raportohet se shoferi nuk ka pësuar lëndime serioze. Si pasojë autostrada është bllokuar për disa minutash dhe qarkullimi në këtë aks është vështirësuar.

Policia ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu