Aksident në Tiranë-Durrës, makina përfundon mbi trafikndarëse

0

Një aksident raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në aksin Tiranë-Durrës. Një makinë ka humbur kontrollin në Kashar, pak minuta më parë.

Siç shihet nga pamjet mjeti ka përfunduar mbi trafikndarëse. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu