Aksident në Vlorë, lëndohen dy pasagjeret

0

Aksident në Vlorë, lëndohet dy pasagjeret

Një aksident automobilistik është regjistru7ar mesditën e sotme në qytetin e Vlorës rreth orës 14:40 në vendin e quajtur kryqëzimi i “Kalit të Trojës”.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra ne drejtues një 59-vjeçar banues në Itali, dhe tjetra me drejtuese një 23-vjeçare.

Si pasojë e aksidentit  janë dëmtuar pasagjeret në automjetin që drejtohej nga 59-vjeçari, bashkëshortja dhe vajza e tij, të cilat po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë: 

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, në kryqëzimin e quajtur “Kali i Trojës”, automjeti me drejtues shtetasin Sh. Xh., 59 vjeç, banues në Itali, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. T., 23 vjeç, banues në Vlorë. Nga përplasja janë dëmtuar pasagjeret në automjetin që drejtohej nga 59-vjeçari, bashkëshortja dhe vajza e tij, përkatësisht shtetaset V. Xh., 48 vjeçe, dhe I. Xh., 21 vjeçe, të cilat po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu