Aksident rrugor në aksin Elbasan-Prrenjas, furgoni përplaset me makinën, humb jetën 68-vjeçarja, plagoset një tjetër

0

Një aksident rrugor u regjistrua në mesditë në aksin rrugor Elbasan-Prrenjas. Një furgon tip Passat u përplas me një mjet të tipit Suzuki. Si pasojë e përplasjes ka mbetur e vdekur në vend ,shtetësja Nekie Raçe 68 vjeç dhe ka mbetur i plagosur një tjetër shtetas i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Prrenjasit.

Ngjarja ndodhi në fshatin Urakë.
Dy mjetet janë përplasur fort mes tyre duke pësuar dëmtime të mëdha.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe një grup hetimor të cilët kanë ekzaminuar provat për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu