Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari (EMRI)

0

Një shqiptar 36-vjeçar ka humbur jetën dje pasdite pas një aksidenti në Appiano, Bolzano. Tragjedia ndodhi pak minuta pas orës 14:00, në autostradë, kur furgoni i drejtuar nga Besmir Sadiku, rezident në Appiano, u përplas me një kamion TIR, pavarësisht sinjalizimeve për rrezik për shkak të trafikut të mjeteve të rënda në rrugë.

Pjesa e përparme e furgonit u palos e gjitha rreth trupit të Sadikut, duke mos i lënë asnjë shans për të jetuar.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e urgjencës që e nxorën me shpejtësi trupin e shqiptarit, ndërkohë që mbërriti dhe helikopteri për ta transportuar në spital, por gjithçka ishte e kotë, pasi ai kishte vdekur në vend pas përplasjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu