Aksident tragjik në Kosovë/ Humb jetën vajza 9-vjeçare, lëndohen tre të tjerë

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Prishtine -Lipjan, ku si pasojë një vajzë 9-vjeçare ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë kanë ngelur të lënduar. Dy automjetet janë përplasur me njëri-tjetrin duke i shkaktuar vdekjen të miturës, e cila ishte pasagjere në një nga mjetet.

Tre personat e tjerë që kanë pësuar plagë në trup janë dërguar me urgjencë në spital. Burimet njoftojnë se shoferi i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin tragjik është arrestuar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Me datë 01.01.2022, ora 23:25. ne autostraden “Arbën Xhaferi” segmenti rrugor Prishtine -Lipjan në KM e 5të, është raportuar për një aksident mes dy automjeteve civile. Përveç dëmeve materiale lëndime në trup kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Rreth orë 04:20, një person femër pasagjere (viti i lindjes 2013) ka ndërruar jetë në emergjencë dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për Autopsi. Me vendim të prokurorit është arrestuar i dyshuari dhe është dërguar në mbajtje, për procedura të mëtejshme ligjore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu