Aksidenti i rëndë pranë ambasadës italiane/I riu ia hedh vetëm me një gjobë

0

Stiverjan Dashi, i riu që shkaktoi aksidentin e rëndë pranë ambasadës italiane ka marrë vetëm dënim administrativ. Ngjarja e frikshme ndodhi tre ditë dy automjete u përfshinë në një aksident, në Tiranë, ku shkak i aksidentit u bë shpejtësia e lartë dhe mos respektimi i rregullave rrugore.

Nga videot që u publikuan në rrjetet sociale përtej aksidentit fatal, shihet se për fat të mirë dy kalimtarë shpëtuan pa asnjë lëndim teksa po kalonin vijat e bardha pranë rrugës ku ndodhi dhe aksidenti.

Aksidenti u shkaktua nga një makinë e tipit BMW, version 750 LI, e cila me një shpejtësi mbi 150 km/orë hyri me të kuqe dhe përplasi një makinë Skoda. Kjo e fundit po vinte nga rruga e Liceut Artistik në drejtim të Kryeministrisë. Në lidhje me këtë ngjarje, policia e Tiranës nuk bëri asnjë njoftim zyrtar, pavarësisht se ishte i rëndë.

Shoferi i BMW-së që shkaktoi aksidentin ishte i riu Stiverjan Dashi, ku në rrjete sociale shfaq dëshirën e tij për makina të shpejta. Para aksidentit të rëndë, i riu postoi disa foto në rrjetet sociale, ku shfaqet para makinës së tij luksoze. Nga postimet nëpër rrjetet sociale, i riu shihet se bën një jetë luksoze, ku pushimet i kalon në Dubai dhe Mykonos, ndërsa është edhe një frekuentues i kazinove.

Vetëm në 3 muajt e fundit mjeti me targa AA009YV ka marrë 2 gjoba me komision për kalim semafori me të kuq dhe tejkalim shpejtësie.

Shkelje mjaft të rënda të cilat shoqërohen me bllokim të mjetit dhe heqje patente pasi janë të njëpasnjëshme si veprime që cënojnë sigurinë rrugore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu