Aksidenti në Cërrik, identifikohet emri i 60-vjeçarit që humbi jetën dhe drejtuesit të automjetit (EMRAT)

0

Cërrik – Rreth orës 19:00, në lagjen nr. 3, Cërrik, një automjet aksidentoi me pasojë vdekjen, shtetasin Tomorr Kasa rreth 60 vjeç, banues në Cërrik, dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit.

Falë veprimeve të shpejta dhe të mirëkoordinuara policore, është bërë i mundur identifikimi, kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e DVP Elbasan, i shtetasit Ervin Hysaj 35 vjeç, banues në Cërrik, si autor i dyshuar i këtij aksidenti. Ndaj 35-vjeçarit do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këtë ngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu