Aksidenti në Serbi, zyrtari kosovar drejt Krushevcit, të lënduarit jashtë rrezikut

0

Qeveria e Kosovës, me anë të një komunikate në Facebook njofton se një zyrtar i tyre ka udhëtuar drejt vendit të ngjarjes ku ndodhi mbrëmjen e djeshme aksidenti, ku një autobus i një linje turistike kosovare u përmbys në anë të rrugës në Krushevc të Serbisë.

Sipas njoftimit të qeverisë së Kosovës, gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut, ndërsa kanë shprehur gatishmërinë maksimale për të ndihmuar të prekurit nga ky aksident.

“Një autobus i linjës Prishtinë-Graz (Austri) rreth orës 22:00 ka pësuar aksident në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi. Sipas informatave të para, janë 9 udhëtarë të lënduar në spital dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë. Kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz. Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit. Të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë. Institucionet e Republikës së Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar të prekurit nga ky aksident.”, thotë ndër të tjera kjo komunikatë e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu