Aksidentohet punonjësja e pastrimit e bashkisë në Bulqizë

0

BULQIZË- Punonjësja e pastrimit pranë Bashkisë së Bulqizës është aksidentuar. Policia njofton se shkak janë bërë dy punëtorë pasi nuk respektuan rregullat e punës. 49 dhe 54-vjeçari po kryenin punime në banesën e një personi e për pasojë kanë aksidentuar punonjësen e cila ka marrë dëmtime në trup.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet për shtetasit A.V., 49 vjeç, A. U., 59 vjeç, S. U., 54 vjeç, banues në Bulqizë, pasi gjatë punimeve që po kryenin në banesën e shtetasit A.V., nuk kanë respektuar rregullat e mbrojtjes në punë dhe për pasojë është aksidentuar duke marrë dëmtime në trup shtetasja I. R., punonjëse e pastrimit pranë bashkisë Bulqizë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”,

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu