Aksidentoi tre të mitur, arrestohet në Kukës i shpalluri në kërkim

0

Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim, pasi aksidentoi tre shtetas të mitur, është vënë nën prangat e policisë.

Bëhet fjalë për shtetasin A.L., i cili më datë 02.01.2022, duke drejtuar një automjet pa targa dhe dokumentacion ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar tre të mitur të moshave 12, 16 dhe 17 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendngjarja duke braktisur mjetin.

“Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim A. L., 23 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Kukës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, pasi më datë 02.01.2022, në afërsi të spitalit të Kukësit, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, pa targa dhe dokumentacion, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar tre shtetas të mitur, të moshave 12, 16 dhe 17 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu