Aksion i beftë i repartit “Shqiponja” pranë markatës së Elbasanit. Ndalohen dhjetëra qytatarë

0

 

Një aksion i beftë me praninë e forcave të shumta policie të repartit “Shqiponja” është zhvillor sot në afërsi të markatës kryesore të qytetit Elbasan në rrugën e Namazjasë.
Mësohet se objekt i këtij aksioni ka qenë evidentimi, ndalimi dhe gjobitja e personave, të cilët thyenin aktin normativ të vendosur pak muaj më parë nga Këshilli i Ministrave. Qindra qytetarë janë gjobitur për shkak se nuk mbanin barriera mbrojtëse ose siç quhen ndryshe maska.

Policët me një vendosmëri të lartë dhe me një shikim të mprehtë i pikasnin shkelësit e ligjit dhe menjëherë i shoqëronin tek furgoni, i cili ishte pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për të proceduar sa më shpejt me plotësimin e gjobës.

Procedura e ndërlikuar e identifikimit të personave që shkelin aktin normativ ka bërë të nevojshme që dhjetra policë të qëndrojnë bashkë në një fugon policie të pajisur me 8 vende dhe të kapin keqbërësit dhe të papërgjegjshmit. Megjithëse kishte edhe qytetarë të cilët nuk kishin maskë të vendosur, por si barrierë mbrojtëse kishin vendosur shallin ose diçka tjetër forca e ligjit nuk i toleroi, por i gjobiti menjëherë, pa pranuar asnjë shpjegim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu