Akt terrorist/ Hyri në market dhe plagosi me thikë 6 persona, policia vret në vend ekstremistin që ndiqte ideologjinë e ISIS

0

Një sulm në një dyqan të Zelandës së Re të premten është cilësuar nga kryeministrja e këtij shteti si sulm terrorist nga një ekstremist i dhunshëm, i cili e ndjek ideologjinë e ISIS-it.

Një burrë u qëllua për vdekje nga policia, pasi hyri në një dyqan në pjesën perëndimore të Auckland-it, tha Kryeministrja Jacinda Ardern.

Terroristi i dyshuar është shtetas i Sri-Lankës që kishte ardhur në Zelandën e Re në vitin 2011 dhe ishte bërë person me interes për sigurinë kombëtare nga viti 2016, duke nën kuptuar se ka qenë i vëzhguar nga autoritetet.

Konfirmohet se terroristi plagosi gjashtë persona, tre prej të cilëve rëndë, gjatë një sulmi me thikë brenda një supermarketi në New Lynn, një periferi të Auckland. Terroristi u qëllua dhe u vra afërsisht 60 sekonda më vonë nga e njëjta njësi policie që ishte ngarkuar me vëzhgimin e tij, tha Ardern.

“Ajo që ndodhui sot ishte e neveritshme. Ishte urrejtje, ishte gabim, u krye nga një individ, jo nga një besim, jo një kulturë, jo një kombësi, por një person që u kaplua nga ideologjia që nuk përkrahet këtu nga askush dhe nga asnjë komunitet”, tha Ardern.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu