Aktori i humorit hedh poshtë dyshimet për ndarje, nxjerr foton e papublikuar krah Xhensilës dhe vajzës

0

Aktori i humorit, Bes Kallaku pas lajmeve se marrëdhënia e tij me partneren, Xhensila Myrtezaj është në krizë ka vendosur të reagojë dhe të shuajë njëherë e mirë zërat.

Besi ka treguar një foto të papublikuar me Xhensilën dhe vajzën e tyre, Ajka në të cilën shihet në një moment shumë të ngrohtë familjar.

Foton e zbuloi gjatë një loje tek “Zemër Luana”, në një përballje me telefon me Monika Kryemadhin.

Besi dhe Monika duhet të hapnin telefonin e tyre dhe të tregonin gjërat e kërkuara nga telefonat e tyre. Për Besin ka qëlluar ikona e “Gallery” dhe sfida për të ishte që duhet të tregonte foton e fundit të pa publikuar me Xhensilën.

“Kjo foto është realizuar një ditë para se babi të nisej për në punë. Sigurisht që ishte një portret mjaft i veçantë familjar”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu