Aktori që mund të luante rolin e Tommy Shelby-t, nëse nuk do të ishte për këtë gjë

0

Fansat e “Peaky Blinders” mund të imagjinojnë shumë gjëra, por kurrsesi faktin që dikush tjetër mund të zëvendësojë Cillian Murphy-n në rolin ikonik të Tommy Shelby-t. Por ja që një tjetër aktor kishte më shumë shanse se Murphy për të qenë protagonisti i “Peaky Blinders”.

Krijuesi, Steven Knight, ishte në mëdyshje mes dy kandidatëve dhe më shumë pëlqente idenë e aktorit tjetër, Jason Statham.

Ky aktor kishte më shumë shanse se Cillian Murphy që të

“Duhej pak më shumë bindje,” tha Murphy në një intervistë për Guardian. “Fillimisht, mund të ketë pasur disa dyshime nëse kam pasur fizikun e duhur, gjë që e kuptoj. Unë nuk jam individi më imponues fizikisht.”

Legjendat thonë se Cillian i dërgoi Knight një mesazh ku thjesht shkruante: “Mos harro që jam aktor”. I pyetur në lidhje me këtë, aktori tha duke qeshur, “Është histori interesante. Nëse do të isha kaq i përmbledhur, do ta pranoja”.

Por, nëse ka ndodhur kështu, a mos po i bënte diss Statham? Pra, “mos harro që jam aktor…dhe Statham nuk është”? Murphy theksoi se nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Sidoqoftë, për fat të mirë, Knight vendosi që Tommy Shelby do të luhej nga Murphy. Në fakt, aktori e ka treguar me rolet e tij që është i aftë të shndërrohet në mënyrë të jashtëzakonshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu