Aktorja e famshme ndan sekretin e flokëve të saj të shëndetshëm, pse produktet që zgjedh ajo janë të veçanta

0

Aktorja e famshme, Salma Hayek është një prej figurave më të komentuara në mediat rozë.

Ajo nuk heziton asnjëherë që të ndajë me ndjekësit sekretet e saj të bukurisë.

Njëra prej tyre ka të bëjë me kujdesin e flokëve dhe më e veçanta është se produktet që ajo zgjedh janë nga kuzhina e saj.

Për flokët e thatë aktorja ka rekomanduar avokadon, ndërsa majonezën si maskë.

Kjo e fundit, edhe pse mund të duket e çuditshme është një përbërës kryesor për maskat e flokëve pasi mund të ndihmojë në rikthimin e niveleve të pH të flokëve.

Ndërsa për një pamje me shumë shkëlqim, Hayek ka sugjeruar shpërlarjen e flokëve me uthull molle. Falë vetive anti-inflamatore dhe antimikrobike të uthullës së mollës, madje mund të parandalojë probleme të tilla si zbokthi.

Sipas aktores sa më aromatik të jetë ushqimi, aq më shumë ka të ngjarë të jetë i mirë për flokët tuaj.

Po ashtu ajo ka rekomanduar dhe të verdhën e vezës.

Një gjë që mund të bëni për të larguar pak erën e keqe është të shtoni disa pika limon”, thotë aktorja.

Hayek gjithashtu ka rekomanduar vendosjen e vajit të kokosit si një tjetër alternativë. Aktorja tregon se kjo gjë ndihmon për flokët që janë shumë të thatë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu