Aktualitet Torturuan dhe hodhën në rezervuar Fridman Xhaferrajn, si u kap në Tiranë Lulzim Spahia

0

Lulëzim Spahija u kap në rrugën “Lord Bajron”, pasi akuzohet për vrasjen e Fridman Xhaferrajt, i cili u dhunua dhe më pas u hodh në rezervuarin e Gjançit në Korçë ku u gjet pa shenja jete

 Arrestohet Lulëzim Spahija, ose i njohur ndryshe me nofkën “Arapi”. Në kuadër të operacionit të koduar “Eagle”, 27-vjeçari Spahija u kap në rrugën “Lord Bajron”, pasi akuzohet për vrasjen e Fridman Xhaferrajt, i cili u dhunua dhe më pas u hodh në rezervuarin e Gjançit në Korçë ku u gjet pa shenja jete. Ndërsa më 17 nëntor të vitit që lamë pas, Policia e Korçës arrestoi Kristi Bixhekun, gjithashtu banues në Lushnje që dyshohet si autor i vrasjes së Xhaferrajt.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Eagle”, i zhvilluar nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Eagle”.

Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Lord Bajron”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: – L. S. (A), 27 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, për veprën penale “Vrasja” kryer në bashkëpunim, pasi në bashkëpunim me shtetasin K. B., 26 vjeç, banues në Lushnjë (i arrestuar më parë), në Korçë, më datë 13.06.2021, kanë goditur me sende të forta në kokë shtetasin F. Xh., duke i shkaktuar atij vdekjen. Gjithashtu, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës ka lëshuar urdhër ndalimi për 27-vjeçarin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Trupi i pajetë i Fridman Xhaferrajt u gjet në rezervuarin e Gjançit në fshatin Vithkuq në Korçë në qershor 2021. Viktima, u identifikua disa orë më pas dhe u zbulua se nuk ishte nga zona, por nga fshati Plug i Korçës. Me precedentë të mëparshëm penalë dhe nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për djegien e tri makinave në afërsi të një qendre tregtare në Lushnje, 25-vjeçari u gjet i lidhur dhe i dhunuar.

Shenjat e gjetura në trupin dhe kokën e viktimës  bënë që grupi hetimor të dyshojë se kjo mund të jetë një vrasje dhe se i riu para se te hidhej ne rezervuarin e Gjançit është dhunuar deri në vdekje diku tjetër. Dyshohet se “Arapi” dhe Bixheku se e kanë torturuar për 4 ditë të riun e më pas e kanë hedhur në rezervuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu