Akuzohet për mashtrim deri në 2 mld dollarë/ Gjykata në Elbasan vendos ekstradimin e bosit të kriptovalutave, Faruk Ozer drejt Turqisë!

0

Gjyakata e Elbasanit ka vendosur ekstradimin e shtetasit turk Faruk Ozer, i arrestuar për mashtrimin me kriptomonedhat. Gazetarja Entela Duka raporton për INFOWeb/MEDIA se, Ozer dhe avokati i tij nuk ishin të pranishëm në seancën e shpalljes së vendimit.

Ndërkohë vendimi u mor nga gjykatësi Elis Dine për të cilin më herët mbrojtja kushte kërkuar përjashtimin nga gjykimi.

Kujtojmë se, Faruk Fatih Özer në vitin 2017 ka krijuar një platformë online të quajtur “Thodex” me funksion shkëmbimin e kripto-monedhës. Pasi ka akumuluar afërsisht 2 miliard USD pasuri në asete dixhitale ai e ka mbyllur atë dhe të gjitha rrjetet sovciale dhe është larguar nga Turqia.

Për këto arsye shtetasi turk Faruk Fatih Özer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me kartelë të kuqe për llogari të Zyrës Qëndrore të Interpol Ankara.

Autoritetet turke të cilat kanë lëshuar Urdhrin Ndërkombëtar të Arrestit ndaj këtij shtetasi, kanë bërë të ditur se pas arrestimit të tij, menjëherë do të nisin procedurat për ekstradim në rrugë diplomatike dhe gjyqësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu