Alarm i kuq në Itali, nga nesër priten stuhi të mëdha dhe përmbytje

0

Në Itali është dhënë alarmi i kuq sa i përket një situate tepër të vështirë me të cilën pritet të përballet vendi si pasojë e kushteve të vështira atmfosferike.

Disa kryetarë bashkish kanë urdhëruar mbylljen e shkollave, si masë parandaluese. Mes qyteteve të rrezikuara janë edhe Mesina, Katania dhe Sirakuza.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme ka pasur afro 55 ndërhyrje shpëtimi ndërsa janë raportuar për pemë dhe shtylla të rrezuara në rrugë.

Po ashtu bëhet me dije se Ura San Giuliano në Katania është dëmtuar për shkak të motit të keq në Sicilinë Lindore.

Disa drejtues mjetesh u bllokuan në urë dhe e patën të pamundur të kalojnë në anën tjetër. Një stuhi që vjen nga Libia po prek Mesdheun Qendror duke shkaktuar dëme dhe përmbytje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here