Alarme për bomba në shkollat e Shkupit, policia evakuon nxënësit, por gjithçka në fund rezulton…..

0

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur disa kërcënime për bombë në 4 shkolla të mesme në Shkup. Policia ka evakuuar nxënësit dhe mësimdhënësit dhe ka kryer kontrollet e nevojshme.

“Menjëherë pas denoncimit, policia ka ndërmarra masat për evakuim në të gjitha 4 shkollat. Janë kryer të gjitha kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rreme”, theksojnë autoritetet.

Alarme të tilla për bomba janë bërë përditshmëri në shkollat e mesme të Shkupit.

Autoritetet theksojnë se kërcënimet janë pjesë e strategjisë për sulme hibride, me çka po përballen edhe vendet e rajonit dhe më gjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu