Alban Ramosaj kritikon Mentor Hazirin për Fest60: Deklarata amataroske, më vjen turp

0

TRANË – Pas akuzave që këngëtari Mentor Haziri bëri ndaj produksionit të Fest60 në Radio Televizionin Shqiptar pasi kënga e tij nuk u pranua kanë reaguar edhe disa nga pjesëmarrësit në këtë festival si Alban Ramosaj.

Sipas Hazirit kënga e tij është refuzuar pa arsye dhe Festivali i Këngës nuk i do shqiptarët nga Kosova dhe ky është një turp. Sipas tij kjo erdhi pasi juria e Fest60 frikësohet  nga e mira, nga origjinalja, nga muzika e vërtetë.

Alban Ramosaj reagoi pas kësaj deklarate duke komentuar në statusin e Mentorit në Instagram se ai është duke nxitur ndarje dhe urrejtje mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Ramosaj shtoi se reagimi tij dhe akuzat ishin amatoreske dhe po jepte një shembull të keq pë fansat e tij.

“Mentor, në fakt jam unë nga Kosova, specifikisht nga Llapashtica e poshtme e Podujevës dhe jam konkurrrent sivjet në FIK. Fakti që komentoj është se 1. Po nxit ndarje, helm dhe urrejtje midis “dy kombeve” që në fakt ne jemi një dhe komentet e tua janë të pavenda. E ndjej të detyrueshme të jap mendimin tim duke qenë se jo kot e gëzoj emrin “Alban” jam krenar për gjakun që kam dhe historinë që mbartim në venat tona dhe më vjen turp që lexoj nga ty këto fjalë. Dhe 2. Fakti që nuk je pranuar duhet të ketë arsye, mesa di unë (nuk kam asnjë kontakt me askënd aty brenda, por me llafe dhe të dëgjuar) nuk lejohen kredite nga të huaj përshembull kompozitor, orkestrues, etj. Nuk jam i sigurt për këtë të fundit, por sidoqoftë e vetmja gjë amatoreske këtu, është reagimi yt. Më vjen keq që po ndan këtë anë tënden me publikun dhe po jep këtë shembull për ata ndjekës dhe fansa që ke”, komenton Ramosaj në Instagram.

Ish-vokalisiti i Kthjellu dhe këngëtari Mentor Haziri ka shpërthyer ndaj organizuesve të festivalit të RTSH-së që ka nisur për gatitjet për mbajtjen e tij për herë të 60-të këtë vit. Në një postim në Facebook, Haziri shkruan se është një turp që kënga e tij e okrestruar nga profesionistë të muzikës nga Irlanda dhe e shkruar nga ai nuk u pranua në konkurim pa asnjë arsye të vetme. Haziri shton se sipas tij ky është një festival i ndyrë në korrupsion ku kënga shitet dhe pazaret bëhen në korridore shumë kohë para se të dalin në televizion. Një gjë tjetër që nuk shkon sipas Hazirit është fakti që aty mungojnë këngëtarët nga Kosova pasi ata bëjnë vërtetë diferencën dhe i konkurojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu