Albatros Rexhaj turpëron personazhin e njohur: Më ka marrë 700 euro borxh, u bënë 7 vite që nuk mi ka dhënë

0

Shkrimtari Albatros Rexhaj ka treguar në emisionin “Shqipëria Live” se një mik i tij, personazh i njohur i televizionit, i ka marrë 700 euro borxh dhe nuk ia jep.

Sipas tij, ka 7 vite që miku i ka marrë lekët dhe nuk ia kthen, teksa tha se ia ka përmendur 2-3 herë, por përgjigja që ka marrë ka qenë “ti mi ke dhënë”.

“Edhe kam marrë, edhe më kanë marrë borxh. Një person i njohur i televizionit më ka marrë 700 euro në vitin 2013. Edhe nuk është se nuk ka lekë. Ia kam përmendur nja 2-3 herë dhe më thotë “ti mi ke dhënë”. Ka qenë një situatë e tillë që i duheshin shpejt e shpejt, mi jep, ti jap për 3 ditë ndërsa 3 ditë u bënë 7 vjet”, tha Rexhaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu