Alimehmeti: Të gjithë shqiptarët do bien në kontakt me Omicron

0

Mjeku infeksionist, Ilir Alimehmeti ka folur në lidhje me mutacionin Omicron të Covid. I ftuar në emisonin ‘FrontLine’ në Neës 24, Alimehmeti tha se humbjet e jetës kanë rënë në vendin tonë. Në lidhje me Omicron, ai tha se ka transmetueshmëri më të lartë dhe për këtë gjë të pavaksinuarit dhe ata që s’e kanë kaluar sëmundjen duhet të vaksinohen.

“Humbjet e jetës janë shumë larg edhe pikut të mëparshëm. Jemi shumëfishm më poshtë. Një virulenca është më e ulët, virusi është më i dobët, imunizim më i madh, pra një përqindje e madhe ose është i vaksinuar ose e ka kaluar sëmundjen. Çdo vit kemi grip sezonal. Kurrë atje nuk numërojmë rastet e reja sepse janë shumë. Sezonin e fundit të gripit sezonal, pra në janar shkurt të 2020 kemi përllogaritur që në javën e gripit kemi pasur mijëra persona me grip. Ne matim shtrimet në spital, rastet e rënda dhe humbjen e jetës. Se sa njerëz që kanë pak temperaturë dhe kanë pak dhimbje bote nuk raportohen dot. (Pse testet e shpejta dalin negative) Do të kemi raste false negative, por kur del pozitive është e sigurt. Nga ana praktike klinike s’na intereson shumë se si del testi. Ne na intereson pacienti. Omicroni prek më pak fëmijët se sa Delta. The Economist po të ketë burime, ato përmend ato zyrtare”, tha Alimehmeti.

Ai foli dhe për ndryshimin e masave, duke thënë se një hap i tillë nuk ka pse të ndërmerret, për aq kohë sa vendi është duke i përballuar infeksionet. Ndërkohë që tha se të gjithë qytetarët do të bien në kontakt me variantin Omicron, ndaj dhe shtoi se duhet të bëhet kujdes.

“Kur ke shumë masa që disa nuk kanë efekt fare për pandeminë e vendosen të gjitha në një letër, njerëzit s’i kuptojnë. E vetmja masë e rëndësishme është evitimi i grumbullimeve. Kjo masë është e rëndësishme. Në momentin që kontaktet janë asnjë masë nuk bën më ndikim. Po të shihni shtetet ku ka hyrë Omicron janë shtete më të mëdha se ne, më të përgjegjshme s’e kanë ndalur valën e virusit. Disa masa kanë qëndruar në letër si inerci. 23:00 me 06:00 të mëngjesit, ku grumbullohen njerëzit? Asgjëkund. Jemi duke folur për organizime sportive, festive. Kishim një stadium në tetor plot, e më pas pai një rritje të rasteve. Atëherë u rrit kurba. Aq mjafton për Shqipërinë. Këto janë grumbullime problematike dhe duhet ta kemi të qartë. Kur nuk eviton grumbullimet, e vetmja gjë që të mbetet në dorë është maska, asgjë tjetër. Duhet të jemi koishient. Duhet të bëjmë çmos për të rritur imunitetin e trupit. Nëse nuk ke kaluar COVID-in është vaksina. Një dietë e shëndetshme. E ushqyerja e shëndetshme vlen për të gjithë. Menaxhimi i stresit dhe të gjitha këto kanë efekt. Çdo shqiptar kudo ndodhen do të vijë në kontakt me Omicronin. Por do të ishte mirë që të binte në kontakt me të në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të mos kishte efekt të madh”, u shpreh mjeku.

Në lidhje me vendosjen e mësimit online, ai tha se ky nuk është hap i duhur, pasi sipas tij fëmijët kanë krijuar boshllëqe dy vitet e fundit për shkak të këtij sistemi mësimdhënie.

“Jo, në mënyrë absolute. Nga sot në dy javë kjo do të marrë drejtimin e saj. Omicroni ecën shumë shpejt, do 2-3 javë vëmendje dhe më pas bie. Mungesa e një arsimi të rregullt është dëmi më i madh që i bën një fëmije”, përmbylli Alimehmeti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu