Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar qytetarët shqiptarë për vitin e ri 2023. Në një postim në rrjetet sociale ajo shkruan se viti që lamë pas do të mbahet mend gjatë.
Ajo përcjell urimet më të mira për shqiptarët për një vit të ri të lumtur, të shëndetshëm dhe të begatë.
“Gëzuar Vitin e Ri nga ambasada e SHBA! Faleminderit që e bëtë vitin 2022 një vit që do mbahet mend gjatë. Urimet më të mira për të gjithë shqiptarët për një 2023 të lumtur, të shëndetshëm dhe të begatë”, thuhet në urim.