Ambasada e SHBA thirrje vajzave nga 10-18 vjeçe: Bëhuni pjesë e ‘Technovation Girls’

0

Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar një njoftim në profilin zyrtar në Facebook, ku bën me dije se këndi amerikan në Shqipëri ofron mundësi për vajzat nga 10-18 vjeçe për t’u bërë pjesë e klubit “Technovation Girls”. Në njoftim thuhet se ky program do t’i ndihmojë vajzat e reja të bëhen sipërmarrëse dhe udhëheqëse në fushën e teknologjisë.

JuSugjerojmë
Ambasada e SHBA në Tiranë: Dënojmë prezencën ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën
Ambasada e SHBA në Tiranë kërkon të punësojë specialist ligjor: Aplikoni tani!
Postimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë:

Je një vajzë nga 10 deri 18 vjeç, e interesuar për teknologjinë dhe sipërmarrjen? Këndi ynë Amerikan në Tiranë po pranon ende aplikime për Klubin “Technovation Girls”. Ky program do t’i ndihmojë vajzat e reja të bëhen sipërmarrëse dhe udhëheqëse në fushën e teknologjisë. Me mbështetjen e mentorëve tanë të përkushtuar, vajzat do të punojnë në ekipe për të krijuar aplikacionet për celularë që trajtojnë problemet e botës reale. Bashkohuni tani duke plotësuar formularin përpara datës 9 janar 2022:  https://cutt.ly/MU0nJvz

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu