Ambasadori italian Fabrizio Bucci : Jo dhunës, meritoni një qeveri që ju zgjidh problemet

0

 

Ambasadori shprehet se zgjedhjet janë një moment i rëndësishëm për demokracinë, momenti kur populli vendos se kush do të drejtojë.

Ambasadori thotë se Shqipëria është një vend i veçantë për Italinë dhe shprehet se nuk bëjnën tifo për asnjërën parti, por bëjnë tifo për popullin shqiptar.

Bucci :”Unë erdha në Elbasan për të takuar drejtuesit e partive politike. Kam ardhur këtu sepse zgjedhjet për një demokraci janë një moment i shenjtë, një moment i rëndësishëm, momenti kur populli vendos se kush do qe ta drejtojë.

Shqipëria për Italinë është një vend i veçantë dhe ne kemi raporte që na lidhin në një mënyrë shumë të fortë.

Në Itali ka shumë vëmendje për zgjedhjet e ardhshme, unë marr shumë mesazhe çdo ditë nga njerëz që janë të interesuar për situatën në Shqipëri.

Ne nuk bëjmë tifo për asnjë, as për njërën parti as për tjetrën. Ne bëjmë tifo për popullin shqiptar dhe Shqipërinë.

Shqipëria meriton një qeveri të zgjedhur nga shqiptarët për të zgjidhur problemet e shqiptarëve që ta çojë Shqipërinë gjithnjë e më pranë Evropës

I takon shqiptarëve të mendojnë. Nëse pjesa më e madhe e shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme do të mendojnë se kjo qeveri ka bërë një punë të mirë, do të votojnë për qeverinë aktuale. Nëse jo, mazhoranca shqiptare do të mendojë të kundërtën do të votojë për një qeveri tjetër.

Fushata Elektorale në Shqipëri më kujton shumë fushatën në Itali .Ka shumë pasion,vëmendje diskutime ku diskutimet verbale jan, por ajo që nuk shkon kurrë është dhuna.

Zgjedhjet duhet të jenë një festë. Zgjedhjet e 25 Prillit duhet të jenë një festë për të gjithë sepse është festa e demokracisë sepse është momenti kur populli zgjedh se nga kush do qe të drejtohet .”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu