Ambasadori turk në Shqipëri merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove në Elbasan. Murat Ahmet Yörük: Përmes artit forcojmë më shumë marrëdhëniet

0

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri z. Murat Ahmet Yörük ka marrë pjesë në ceremoninë përmbyllëse të Festivalit Ndërkombëtar të teatrove në Elbasan.
Turqia e ka vlerësuar maksimalisht këtë event, jo vetëm me pjesëmarrjen e Teatrit Shtetëror të Turqisë, por edhe me prezencën e ambasadorit të saj në Shqipëri, z. Murat Ahmet Yörük dhe Zv. Drejtorin e Teatrove në Turqi Hüsnü Emre Başer.

Në fund të aktivitetit ata dhanë një intervistë për platformën infowebtv.

Ja si u shpreh Ambasadori z. Murat Ahmet Yörük:

Sot jemi ne Festivalin Ndërkombëtar ‘Skampa’, e cila me gjithë aktivitetin që ka bërë dy vite me radhë, këtë vit veçanërisht trupa e ardhur nga Teatri Shtetëror i Turqisë ka ardhur me një vepër që quhet ‘Dur Yunus- Junusi ynë’ është një figurë e njohur për traditën tonë, e cila ka dalë jo vetëm brenda kufirit të Anadollit, por edhe jashtë saj. Veçanërisht ky vit është shumë i rëndësishëm sepse është përkujtimi i lindjes së kësaj figure dhe gjatë këtij viti janë bërë aktivitete të rëndësishme.

Prania jonë dhe e Z. Hüsnü Emre Baser tregon edhe seriozitetin e këtij aktiviteti.

Ne radhe të parë, dua të them se është hera e dytë që jemi në këtë aktivitet të rëndësishëm dhe më duhet të përmend veçanërisht mikpritjen e Z. Gledian Llatja Kryetar të Bashkisë, dhe ne nëpërmjet artit forcojmë më shumë marrëdhëniet, për të cilat mund të them se janë shumë të mira.
Afërsia artistike do jetë nga ana e kulturës, letërsisë, nga ana e aktiviteteve të përbashkëta dhe marrëveshjeve kryesore. Në këtë aspekt jam shumë mbështetës pasi këto marrëveshje do bëhen nga ana e dy institucioneve shtetërore dhe kulturore. Mendoj se ne do jemi pjesëmarrës në çdo aktivitet, dhe gjithmonë do jem mysafir në këto aktivitete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu