Ambasadori Vincenzo Del Monaco: “Ne jemi këtu për të mbështetur Shqipërinë.”

0

Mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Bashkise Elbasan Gledian Llatja.

Ambasadori i OSBE-së Vincenzo Del Monaco:

“është vizita ime parë , që nuk është qyteti i Tiranës.
Bashkë me kryetarin e bashkisë Gledian Llatja diskutuam gjerë e gjatë për këshillin e sigurisë.Ky organ i rëndesishëm jep kontributin për jetën sociale të qytetit duke përfshirë të rinjtë. Gjithashtu diskutuam edhe për rolin e grave,unë pata mbresa të mira kur mësova se numri i grave të punuara është rritur.”

Ambasadori i OSBE-së Vincenzo Del Monaco foli edhe për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

“Besoj se të gjithë e lexuam raportin e OSBE, dhe kur flasim për proces-krim- ankesa,  nuk jam unë personi të gjykoj. Kam besim tek drejtësia.Pas vrasjes në Elbasan, ne bëm një deklaratë me besimin te drejtësia sepse kështu funksionon demokracia. Ne jemi këtu për të mbështetur Shqipërinë.”

INFOWEBTV.COM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu