Amerikanët besojnë se SHBA-ja kontrollohet nga pedofilë që dashurojnë Satanin

0

Një studim i kryer në të 50 shtetet në Amerikë ka zbuluar se afërsisht 31 milionë njerëz besojnë në teorinë e nxitur nga QAnon* se vendi kontrollohet nga një grup pedofilësh, adhurues të Satanit.

*QAnon – Është një organizatë anonime, në përpjekje për t’i bindur njerëzit se “një grup pedofilësh që adhurojnë djallin, drejtojnë një rrjet trafikimi fëmijësh dhe se në këtë grup përfshihen figura të rëndësishme”.

Kryer nga Instituti i Kërkimit të Fesë Publike me bazë në Washington (PRRI), studimi anketoi më shumë se 5,500 të rritur gjatë një periudhe dy javore në Mars dhe përdori gjetjet për të përcaktuar parashikuesin më të mirë nëse dikush është një ndjekës i komplotit QAnon.

Sikurse u tha, një nga konspiracionet më të njohura, të nxitura nga QAnon është ideja që anëtarët e qeverisë, mediave dhe botës financiare në SHBA kontrollohen nga një grup pedofilësh që drejtojnë një operacion global të trafikimit të fëmijëve.

Teoria është përdorur në të kaluarën në një përpjekje për të shpjeguar veprimet e ish-presidentit Trump dhe emrave të tjerë të profilit të lartë në SHBA dhe njerëzit që besojnë këto teori janë të sigurt se një “plan” i madh mund t’i zbulojë ata që marrin pjesë në krimet e pretenduara. PRRI zbuloi se 15% e amerikanëve – afërsisht 31 milionë njerëz, besojnë tek e gjithë kjo.

Për më tepër, 20% besojnë se ka një “stuhi që do të vijë së shpejti dhe që do të heqë elitat në pushtet dhe do të rivendosë liderët e ligjshëm”, dhe 15% e amerikanëve pajtohen që “për shkak se gjërat kanë dalë shumë larg binarëve, patriotët e vërtetë amerikanë mund të duhet të përdorin dhunën për të shpëtuar vendin”.

Udhëheqësi anonim i lëvizjes QAnon, që njihet si Q, është zhdukur nga interneti rreth 3 muaj përpara sondazhit. Jo të gjithë ata që besojnë në teoritë e përmendura nga studimi mund ta identifikojnë veten si besimtarë të QAnon, por gjetjet ofrojnë indikacionin e parë konkret në lidhje me nivelin e mbështetjes që kanë teoritë konspirative në Shtetet e Bashkuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu