Analisti i njohur paralajmëron: Jemi shënjestër e një prej fuqive më të këqija dhe djallëzore. Irani ka qëllim destabilizimin e Shqipërisë

0

Analisti Neritan Sejamini ka reaguar pas publikimit të emaile-ve të ish Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano nga hekaerat iranianë.

Sejamani deklaron se të dhënat e rëndësishme janë në duart e Iranit një fuqie që ka për qëllim destabilizimin e vendit.

Më tej ai shtoi se Shqipëria është në shënjestër të Iranit, për shkak se muxhahedinët që ne strehojmë, perceptohen si rreziku më i madh nga ky shtet.

“Janë vjedhur të dhëna sekrete që janë në duart e një fuqie që ka për qëllim të destabilizoje Shqipërinë. Në Shqipëri janë rreth 3 mijë muxhahedinë Iranianë, që u morën për arsye humanitare. Kemi këta persona që kanë për qëllim rrëzimin e regjimit të Iranit. Në Manzë ata zhvillojnë aktivitet propagandistik. Dinamikat kundër regjimit të Iranit, ndaj Shqipëria ka qenë shënjestër e Iranit. Sot ne kemi një vend të interesuar, që punon për destabilizimin e Shqipërisë. Jo vetëm rrëmbën sistemet kompjuterike, por ka të dhëna që kanë të bëjnë mbi sigurinë kombëtare. Ne nuk e dimë se si mund ti përdorë një shtet armik këto të dhëna.

Rreziku më i madh për regjimin Iranian janë muxhahedinët që kanë ardhur në Shqipëri. Ne kemi një grupim që ka ardhur për arsye humanitare, por është lejuar të zhvillojë aktivitet politik. Kjo ne na ekspozon ndaj Iranit. Është nga fuqitë më të rrezikshme për zhvillimin dhe financimin e akteve terroriste. Jemi shënjestër e një nga fuqive më të këqija dhe djallëzore në botë. Ne i morëm se e kërkuan SHBA, por ne nuk kemi kërkuar nga SHBA të na ndihmojë. Të na japë para për sigurinë kibernetike, të na mbrojë, të rrisi kundër-inteligjencës. Jemi treguar naivë.

Nuk them të largohen apo jo, por në rradhë të parë duhet të vetëdijësohemi se kemi aktivitet që na ekspozon”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu