ANALIZA e ‘The Economist’: Europa po shkon drejt recesionit, sa i rëndë do të jetë?

0

Shenjat paralajmëruese janë tashmë të dukshme. Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, rimëkëmbja e pabarabartë nga pandemia Covid-19 dhe thatësira ​​në pjesën më të madhe të kontinentit, kanë krijuar së bashku një krizë të rëndë energjetike, inflacion të lartë, ndërprerje të furnizimit dhe pasiguri të madhe për të ardhmen ekonomike të Europës.

Goditja e inflacionit po përkon me një rënie ekonomike, shkruan The Economist

Shenjat paralajmëruese janë tashmë të dukshme. Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, rimëkëmbja e pabarabartë nga pandemia Covid-19 dhe thatësira ​​në pjesën më të madhe të kontinentit, kanë krijuar së bashku një krizë të rëndë energjetike, inflacion të lartë, ndërprerje të furnizimit dhe pasiguri të madhe për të ardhmen ekonomike të Europës.

Qeveritë po përpiqen të ndihmojnë më të rrezikuarit. Mes këtij konfuzioni nervor, të gjithë pajtohen për diçka: recesioni po afron.

Fakti se sa e rëndë do të jetë rënia, varet nga mënyra se si do të vazhdojë goditja energjetike dhe si do t’i përgjigjen asaj politikëbërësit.

Së fundmi, çmimet e energjisë arritën maja dikur të paimagjinueshme: më shumë se 290 euro (291 dollarë) për megavat/orë (mwh) për gazin standard, që do të shpërndahej në tremujorin e katërt të vitit (çmimi i zakonshëm para pandemisë ishte rreth 30 €); dhe më shumë se 1200 € për mwh për energjinë elektrike, për të njëjtin tremujor në Gjermani (nga rreth 60 €).

Për shkak se gazi është karburanti margjinal në shumicën e tregjeve europiane të energjisë elektrike, ai përcakton edhe çmimin e energjisë.

Ekonomia europiane hyri në krizë, në një pozicion deri diku të fortë. Tregu i punës është ende relativisht i shëndetshëm, me papunësi në 6.6%, çka nënkupton, sipas standardeve mediokre të Europës, se ekonomia është afër punësimit të plotë.

Rritja e pagave me siguri do të rritet në muajt e ardhshëm, pasi kontratat afatgjata do të rinegociohen. Besimi i konsumatorëve ra në fillim të luftës, por jo konsumi. Pritshmëritë për inflacionin janë ulur disi.

Megjithatë, gjërat do të jenë shumë më të zymta pas disa muajsh, për tre arsye. Së pari, industria është nën trysni. Në pranverë, drejtuesit e prodhuesve më të mëdhenj të Europës argumentuan se ndërprerja e furnizimit me gaz rus, shumë shpejt do të sillte krizë ekonomike në kontinent.

Pavarësisht çmimeve të larta, prodhimi industrial deri tani ka mbetur i fortë. “Një pjesë e arsyes është se firmat ende po punojnë me porositë e mbetura nga e kaluara”, thotë Michael Hüther nga Instituti Ekonomik Gjerman.

Por këta faktorë nuk do të zgjasin përgjithmonë dhe disa tregues të rëndësishëm largpamës janë të zymtë. “Porositë e reja kanë rënë ndjeshëm”, thotë Robin Brooks, nga Instituti i Financave Ndërkombëtare, i cili përfaqëson bankat dhe investitorët institucionalë.

Rënia reflekton dobësim të ekonomisë globale dhe në veçanti, asaj kineze. Siç vëren zoti Brooks, rënia mund të shënojë një pikë kthese në ciklin ekonomik.

Industritë e prekura më keq ndoshta do të jenë ato në lindje të lumit Rin. Sondazhet e fundit të shefave industrialë në Gjermani dhe Austri, tregojnë se pritet një tkurrje. Varësia e madhe e Gjermanisë nga blerësit kinezë, rrezikon të ulë kërkesën për mallra në të gjithë zinxhirin e furnizimit teutonik.

Industria italiane duket se po përjeton rënie të lirë. Polonia dhe Republika Çeke, të dyja jashtë Eurozonës, janë gjithashtu të rrezikuara.

Përjashtim bën Hungaria, ku prodhimi po zgjerohet me ritme të shëndetshme, falë investimit të baterive, bumit të automjeteve elektrike dhe kontratave afatgjata të energjisë (edhe pse disa prej tyre së shpejti do të mbyllen).

Arsyeja e dytë për perspektivën e zymtë është se shpenzimet e konsumatorëve për shërbime, me vështirësi do të arrijnë të mbajnë në këmbë ekonominë e kontinentit.

I nxitur nga një sezon i fortë turistik në Francë dhe në jug të Europës, pasi pushuesit përdorën me bollëk kursimet e ruajtura gjatë pandemisë, turizmi u rrit shumë gjatë verës. Por kjo prirje do të bjerë, ndërkohë që konsumatorët fillojnë të kursejnë për t’u përgatitur për një dimër të gjatë e të ftohtë.

Shërbimet ka të ngjarë të ngecin në muajt e ardhshëm dhe pronat e paluajtshme dhe transporti, do të përballen me vështirësi të rënda, sipas indeksit të menaxherëve të blerjeve në S&P Global.

Së fundmi, në Europë, goditja energjetike do të përkojë me rritjen e normave të interesit. Duke nënvlerësuar rritjen e çmimeve ashtu si shumë banka të tjera qendrore, BQE tani është e vendosur të rikthejë inflacionin vjetor në objektivin prej 2%, nga shifra alarmante prej 9.1%, e regjistruar në gusht. Isabel Schnabel, anëtare e bordit të bankës, paralajmëroi se ekonomia do të pësojë edhe më shumë dhimbje.

Ekonomistët presin që BQE-ja të përpiqet të forcojë kredencialet në luftën kundër inflacionit, me rritje të konsiderueshme të normave të interesit në takimin e ardhshëm më 8 shtator, duke i rritur ndoshta normat me tre të katërtat e një pikë përqindjeje.

Ndërkohë, yield-et e obligacioneve europiane afatshkurtra dhe afatgjata, janë rritur gjatë muajit të kaluar. Pavarësisht kësaj, euro ka vazhduar të bjerë, duke u barazuar me Dollarin për herë të parë në dy dekada.

Kjo pasqyron një perspektivë të rëndë për ekonominë e Europës dhe rrezikon që investitorët globalë të drejtohen diku tjetër për siguri.

Është edhe shqetësimi se një monedhë më e dobët nxit inflacionin nëpërmjet importeve më të shtrenjta, duke goditur të ardhurat reale dhe rrjedhimisht, edhe konsumin.

E gjithë kjo tregon se është e sigurt që ekonomia europiane do të hyjë në recesion, ku më shumë do të vuajnë Gjermania, Italia dhe Europa Qendrore dhe Lindore.

Analistët në bankën JPMorgan Chase parashikojnë norma vjetore rritjeje prej -2% për Eurozonën në tërësi në tremujorin e katërt të këtij viti, -2.5% për Francën dhe Gjermaninë dhe -3% për Italinë.

Problemet dhe borxhet e larta të Italisë mund të shkaktojnë shqetësime në tregjet e bonove të Europës. Politikanët europianë, deri tani, kanë shpenzuar shumë kohë, duke menduar se si duhet të reagojnë ndaj rritjes së çmimeve të energjisë. Së shpejti, ata mund të përballen me një krizë edhe më të madhe.

Përktheu: Lira Muça/MONITOR

Artikulli paraprak️️️️ Book Of Rebirth Zum besten geben Httpsh1> ContentBook Of Ra Slot KollationierenVolatilität: Das Risikofaktor Within Book Of RaWas Ist Dein Slot Ja während ein Freispiele erhalten Gamer real etwas fürs Lauschlappen dringend. Unser filmreife Töne versetzt den Hasardeur tatsächlich ins Pharaonenreich unter anderem erinnert nachhaltig eingeschaltet bekannte Abenteuerfilme aus unserem Kino, nachfolgende im voraus einem ähnlichen Folie spielten. Nachfolgende Bild des Spielautomaten sei naturgemäß tief an seinem berühmten Vorgänger orientiert. Eltern sollten parece in praxi nebensächlich within Dem Einsatzplan beachten.Book of Ra wird allemal ihr überaus beliebter Slot, ein as part of Erreichbar Casinos weit verbreitet wird.Parece sei pro unser Dauer des Spielfilms hinter Ihrem speziellen Kürzel, das gegenseitig inside jedweder Gewinnchance unter einsatz von nachfolgende Bildschirminhalt verschieben ausdehnt and als Scatter bezahlt wird.In frage stellen Die leser die Liste der verbotenen Länder, im voraus Die leser gegenseitig im Internet-Kasino eintragen. Inside einer Runde werden dann 9 Credits abgebucht, so lange Die leser unter einsatz von allen neun Paylines zum besten geben. Ein Maximaleinsatz beläuft zigeunern unter 200 Spielmünzen, ended up being unser ganzen 1800 Credits bedeutet, falls Sie ganz Gewinnlinien aktiviert hatten. Wie gleichfalls Die leser sehen im griff haben, eignet einander der Slot Book of Ra herausragend sowohl je High Roller wanneer sekundär für jedes vorsichtigere Glücksritter.
Artikulli tjetër“Mund të vendoseni në dilemë, bëni kujdes”, njihuni me horoskopin për ditën e dielë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu