Anglia bën hapin e madh/ Të hënën rihapen pub-et, palestrat dhe mund të rrini jashtë gjatë natës

0

Kryeministri britanik, Boris Jonhson, konfirmoi se dyqanet, palestrat dhe parukeritë në Angli do të rihapen nga 12 Prill ndërsa pub-et dhe restorantet do të lejohen të shërbejnë klientëve jashtë, por pa asnjë kufizim tjetër. Qëndrimet gjatë natës në Angli do të lejohen. Pjesa më e madhe e mjediseve dhe atraksioneve në natyrë si kopshtet zoologjike dhe parqet gjithashtu mund të rihapen.

Gjatë konferencës së tij, kryeministri është shprehur se do të shkojë vetë në pub, do të bëjë kujdes dhe atje do të kthejë një birrë. Këto masa janë kritikuar nga shumë ekspertë, por duket se Jonhson është i vendosur. Ndër të tjera ai ka folur edhe për pasaportën e vaksinimit. Sipas tij kjo pasaportë tashmë mund të përdoret.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu