Anglia drejt fitores ndaj Covid-19, hera e parë në 6 muaj që nuk shënohet asnjë viktimë në Londër

0

Më shumë se 126 mijë vdekje janë raportuar në Mbretërinë e Bashkuar që prej fillimit të pandemisë.

Për herë të parë në gjashtë muajt e fundit, Londra nuk ka shënuar asnjë viktimë Covid në 24-orët e fundit.

Sipas BBC, e cila citon të dhënat e Shëndetit Publik Angli, të Dielën nuk u regjistrua asnjë vdekje e vetme në kryeqytetin Britanik. Duhet të theksohet se 12% e vdekjeve nga koronavirusi në Britani janë regjistruar në Londër.

Në tërësi, më shumë se 126,000 vdekje janë raportuar në MB që nga fillimi i pandemisë, ndërsa të Dielën, 19 vdekje dhe 3,862 raste të reja u raportuan në të gjithë vendin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu