Apeloi shkarkimin nga KPK, merret vendimi për fatin e gjyqtarit Gurali Brahimllari

0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra i-sh gjyqtarin Gurali Brahimllarin.

Gurali Brahimllari, gjyqtari i Apelit të Krimeve të Rënda u shkarkua në vitin 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për pamundësi të justifikimit me burime të ligjshme të pronave të krijuara, të disa huave si edhe për kryerjen e deklarimeve të pasakta për kriterin e pasurisë.

Ish-gjyqtari nuk ra dakord me ketë vendim prandaj dhe e apeloi vendimin në KPA, e cila vendosi ditën e sotme të lërë në fuqi vendimin e shkarkimit.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama  relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 47/2019, datë 03.10.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Gurali Brahimllari kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 166, datë 21.06.2019.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 166, datë 21.06.2019 që i përket subjektit të rivlerësimit Gurali Brahimllari.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 12.10.2021.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu