Ballina SHOW BIZ Arjola Demiri trondit publikun me rrëfimin prekës: Abortova binjakët, tentova vetëvrasjen

Arjola Demiri trondit publikun me rrëfimin prekës: Abortova binjakët, tentova vetëvrasjen

0

TIRANE

Personazhet e njohur që janë bërë pjesë e ‘’Big Brother Vip’’ kanë tërhequr vëmendjen e publikut me shumë prej historive që kanë ndarë nga jeta e tyre; sfida personale e profesionale, zhgënjime e peripeci që u është dashur të kalojnë për të arritur atje ku janë sot.

Shumë prej konkurrentëve të këtij edicioni kanë rrëfyer për herë të parë përvoja të ndryshme të jetës, të cilat i kanë bërë më të fortë, më luftarakë, por jo rrallëherë edhe më të ndjeshëm.

Mëngjesin e sotëm ishte Arjola Demiri, aktorja e njohur e ekranit, e cila tregoi që për një periudhë kohe pas divorcit, ka vuajtur nga depresioni

“Ndodhi një dhunë fizike dhe aty nuk durova dot më gjatë. Më tha ‘s’ke ku shkon’, nuk të merr më njeri me 3 fëmijë. Kam kaluar krizë identiteti, e doja atë më shumë se veten’’,- tha aktorja duke iu referuar ish-bashkëshortit, tradhtinë e të cilit (siç rrëfeu disa ditë më parë), e kishte duruar për 6 vjet.

Sot ajo tregoi se në këtë periudhë të vështirë, ajo ishte në pritje të binjakëve, por këtë shtatzëni nuk mundi ta çojë deri në fund, ndaj vendosi të abortonte.

“Shkova tek mjekja dhe i thashë që “s’mund t’i lind këta fëmijë dhe të lutem m’i hiq”. Gënjeva dhe thashë se babai i tyre ishte dakord, por për shkak të një udhëtimi pune, nuk ishte prezent”.

Periudha e keqe pas divorcit nuk qe e lehtë, rrëfeu Arjola më tej, dhe nuk zgjati pak. Gjatë shtatzënisë së saj të katërt, aktorja pranoi se ka konsumuar pafund alkool dhe cigare, madje edhe ka tentuar të vrasë veten përmes mbidozës me ilaçe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu