Arjoni i Për’puthen poston foto nga shtrati me Anën, Shqipja rishfaqet sërish. Digjet rrjeti nga debatet

0

“Për’Puthen” është bërë pa dyshim një nga emisionet më të shikuara në vend, teksa historia e njohjes vazhdon edhe jashtë saj edhe pse rregulli është që konkurrentët as që duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin. Një shkelje të këtij rregulli e ka publikuar Arjon Luli. Në rrjetin e tij instagram, Arjon Luli, konkurrenti që është pjesë e emisionit ka ‘plasur’ në rrjet një foto ku shihet në një krevat me Ana Lleshin, konkurrenten simpatike të “Për’Puthen”. Në postimin e tij, Arjoni shihet i shtrirë pranë Anës, ndërsa foton e shoqëron edhe me një koment dhe këngën e “Panterës Rozë”.

Arjoni nuk është ndalur me kaq, por e ka postuar sërish duke theksuar se datën dhe arsyen e publikimit do ta tregojë në një moment të dytë.

Kjo foto duket si komprometuese, pasi në fakt vetë fotoja është bërë pas festës së ditëlindjes së tij. Menjëherë pas postimit të fotos që po bën ‘xhiron’ në rrjet, ka reaguar edhe Shqipja. Kjo e fundit ka sjell në vëmendje dy foto që sipas saj tregojnë vërtetësinë e emisionit. Shqipja ka postuar në “Instagramin” e saj dy foto të cilat i përdor si prova që emisioni nuk është i vërtete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu