Armando Sadiku fiton trofe në Indi, triumfon në Durand Cup me Mohun Bagan

0

Armando Sadiku fitoi trofeun e parë në Indi. Sulmuesi shqiptar triumfoi me ekipin e tij Mohun Bagan në Durand Cup, një aktivitet që zhvillohet prej vitit 1888, më i vjetri në Azi.

Skuadra e Sadikut arriti suksesin pasi mundi 1 – 0 East Bengal, që është edhe në përballje derbi. Goli u realizua në pjesën e dytë kur Mohun Bagan ishte me 10 futbollistë në fushë për shkak të një kartoni të kuq.

Ky është trofeu i 17 i Durand Cup për Mohun Bagan. Armando Sadiku u transferua këtë verë në Indi, duke firmosur për 2 vite. Sadiku më parë është aktivizuar në Shqipëri, Zvicër, Poloni, Spanjë, Turqi dhe Bolivi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu