“Arrest me burg” për Edmond Arapin, njeriu që financoi vendosjen e tritolit në fasonerinë në Fresk

0

TIRANË- Edmond Arapi njeriu që urdhëroi dhe financoi vendosjen e tritolit në ambientet e fasonerisë mbetet në arrest në burg. Ndërsa Arnold Vatoci, 16-vjeçari që e vendosi sasinë e tritolit tek dera e fasonerisë, është lënë në masën e arrestit në shtëpi, për shkak se është i mitur. Por pavarësisht akuzave, Arapi nuk ka pranuar asgjë.

“Nuk e kam njohur as takuar kurrë biznesmenin Italian. Nuk kam asnjë konflikt me të. Unë punoj prej disa kohësh në një gurore në Himarë. Qëndroj një pjesë të kohës atje për të siguruar të ardhura për familjen. As djalin (Arnold Vatocin) nuk e njoh as se kam takuar ndonjëherë. S’jam i përfshirë në këtë ngjarje,”-është shprehur ai ndër të tjera.

Edmond Arapi vendosi që t’i shpërthejë me tritol fasonerinë shtetasit italian, pasi ky i fundit i kishte borxh 100 mijë euro. 46-vjeçari e ka kërcënuar disa herë italianin që t’i jepte paratë. Italiani nuk pranoi të paguante gjobën, ndërsa Edmond Arapi më pas organizoi vendosjen e tritolit ne fasoneri. 46-vjeçari fillimisht kontaktoi një 16-vjeçar, i cili më pas ka vjedhur një biçikletë dhe më pas Arapi i ka siguruar edhe sasinë e tritolit 16-vjeçarit duke i premtuar 1 milion lekë të vjetra për t’i vendosur tritolin fasonerisë së italianit. Pas vendosjes së tritolit autori 16-vjeçar dhe porositësi janë larguar për t’u fshehur, ku i mituri u arrestua në Valias, ndërsa Edmond Arapi në Himarë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu