Arrestohen 6 persona, shpallet në kërkim punonjësi i një kompanie, policia jep detajet

0

6 persona janë arrestuar nga policia në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Sipas bluve R. V., 42 vjeç, është vënë në pranga pasi është kapur duke lëvizur me leje drejtimi të falsifikuar. Ndërsa një 35-vjeçar me iniciale P.B. i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor është arrestuar nga policia pasi ka ngacmuar seksualisht një 46-vjeçare. Në Kavajë është shpallur në kërkim Sh. E., 45 vjeç pasi në cilësinë e punonjësit në një kompani ka shpërdoruar detyrën duke vjedhur një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. V., 42 vjeç, pasi në rrugën e Kavajës, u kap nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor, duke drejtuar mjetin me leje drejtimi të dyshuar e falsifikuar.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. B., 35 vjeç, ( i cili dyshohet se vuan nga çrregullime të shëndetit mendor) pasi në Ali Dem, ka ngacmuar seksualisht një 46- vjeçare. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme një shtetase 19-vjeçare, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : E.C., 41 vjeç dhe E. F., 19 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ; T.N., 64 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident me mjetin me drejtues I. K. Si pasojë është dëmtuar shtetasi T. N., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 15.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, dhe punohet për kapjen e shtetasit Sh. E., 45 vjeç, pasi në Kavajë, duke qenë punonjësi i një kompanie ka shpërdoruar detyrën, duke vjedhur një shumë parash. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.

Më datë 15.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve A. S., 23 vjeç, B. D., 33 vjeç dhe M. D., 29 vjeç, pasi kanë goditur me mjete rrethanore shtetasin A. S., 46 vjeç. Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë A. S., 49 vjeç( vëllai i shtetasit A. S., 46 vjeç), L. M., 24 vjeç, D. D., 26 vjeç dhe E. S., 29 vjeç, pasi janë konfliktuar me parë me 3 shtetasit të lartpërmendur të shpallur nga ana jonë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu